Rama zgjedh foton e ditës, për çfarë e ka bërë të qesh kaq shumë ky fëmijë?

Shqipëria

Rama zgjedh foton e ditës, për çfarë e ka bërë të qesh kaq shumë ky fëmijë?

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 11:15
Edi Rama

Kryeministri Rama i është kthyer sërish sot postimit të Fotos së Ditës në profilin e tij në Facebook.

Si foto, ka zgjedhur një nga takimi i djeshëm mes banorëve të Roskovecit, ku Rama në prani edhe të një djali të vogël duket se nuk  e ka mbajtur dot të qeshurën. Kjo pikërisht, me dorën ën supë të djalit të vogël ka qenë e përzgjedhura nga kryeministri për ta cilësuar si ‘photo of the day’. 

“Dje në bashkëbisedim me fermerët e Bashkisë së Roskovecit për reformat dhe punën ende të madhe që duhet bërë në rrugën e Rilindjes për Fshatin. E gjetëm bujqësinë në kufijtë e mbijetesës, duke filluar nga etja e mijëra e mijëra hektarëve tokë për ujë, në mes të Europës, në shekullin e 21-të. E trashëguam në 2013 Shqipërinë me vetëm 130 mijë hektarë që ujiteshin dhe verën e 2017, Shqipëria do ketë 225 mijë hektarë që ujiten!”shkruante Rama në FB teksa përshkruan vizitën në këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat