Nesër protesta për mbetjet, Basha: Do e mbështesim edhe ne!

Shqipëria

Nesër protesta për mbetjet, Basha: Do e mbështesim edhe ne!

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 13:07
Lulzim Basha

Ditën e shtunë, disa aktivistë të shoqërisë civile kanë thirrur një protestë kundër importit të mbetjeve.

Sipas Aleancës Kundër Importit të Plehrave, protesta do të nisë në orën 11:00.

Por duket se këtë protestë do e mbështesë edhe Partia Demokratike.

Kështu deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me aktivin e degës 5 në Tiranë.

“Partia Demokratike do të mbështesë qytetarët në këtë përballje, jo si kalkulim politik por për t’i dhënë zë zërit qytetar, një praktikë që do ta instalojë në vendimmarrje të rëndësishme në qeverisjen e saj nesër,” tha Basha.

“Cili është problemi kryesor me pushtetin sot? Është papërgjegjshmëria totale. Pse tre vite më parë e ndaloi importin e mbetjeve dhe sot e lejon? Pse?  Mbrapa kësaj qëndron mafia e plehrave. Nuk ka asnjë arsye tjetër që një njeri të shkelë kaq hapur fjalën që iu dha vetë qytetarëve, që kishin mbledhur firmat bashkë me të për të rrëzuar ligjin dhe sot jo vetëm iu riktheu ligjin por iu mohon edhe të drejtën për t’u shprehur me votë. Dhe do ta mohojë këtë të drejtë deri sa të kuptojë që përballet më një mur të vendosur të refuzimit dhe të protestës qytetare që fillon të shtunën me 1 tetor, dhe për këtë tmerri e ankthi e kapi siç e patë që në Parlament. Dhe kjo është një nga ato çështje që nuk ka kalkulim politik, po ku demokratët duke nisur me grupin parlamentar që depozitoi (dje) kërkesën për referendum, e çdo anëtar e simpatizant i Partisë Demokratike nuk kanë dhe nuk mund të kenë dilemë, të jemi aty me protestuesit për t’i dhënë zë zërit qytetar dhe për ta bërë protestën një fitore të përballjes qytetare më një oligarki të pashpirt dhe të korruptuar deri në palcë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat