Basha njofton referendum për mbetjet, Rama: Luli kapi flamurin e luftës me rrezikun imagjinar

Shqipëria

Basha njofton referendum për mbetjet, Rama: Luli kapi flamurin e luftës me rrezikun imagjinar

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 16:25
Lulzim Basha, Edi Rama

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi se grupi ka marrë vendimin për të depozituar në kuvend kërkesën për të çuar në referendum ligjin e mbetjeve.

Por e menjëhershme ishte edhe përgjigjia e kreut të ekzekutivit Edi Rama, i cili e quan rrezik imagjinar ligjin e mbetjeve.

“Tani qe Luli kapi flamurin e luftës me rrezikun imagjinar kuptohet kollaj se në ç'kazan fshihet lepuri i rrenës për ligjin tonë mbi mbetjet”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat