PD merr vendimin, kërkesë në Kuvend për të mbajtur referendumin kundër plehrave

Shqipëria

PD merr vendimin, kërkesë në Kuvend për të mbajtur referendumin kundër plehrave

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 15:32
Lulzim Basha

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar Partia Demokratike mori vendimin për të çuar në referendum çështjen e plehrave.

Në një komunikim për mediat komunikoi kreu i PD, Lulzim Basha tha se vendimi u mor në unanimitet për të dërguar kërkesën në Kuvend nga grupi parlamentar i PD-së për një referendum me qëllim ndalimin e plotë të importit të plehrave.

“Konteksti në të cilin e kërkojmë këtë është konteksti ku vullneti popullor iu mohua me pretekstin se ligji do të anulohej. Sot qytetarët nuk kanë zërin e tyre, zërin e tyre e ka zëvendësuar Edi Rama me një tufë mafiozësh të plehrave që duan të sjellin helmet këtu. E para është rikthimi i zërit të qytetarëve jo vetëm për çështjen e plehrave, por çdo çështje tjetër. Në këtë referendum PD vjen me një propozim të qartë, zero import plehrash”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat