Pierre Mirel: Vettingu nuk duhet të shkojë në Kushtetuese

Shqipëria

Pierre Mirel: Vettingu nuk duhet të shkojë në Kushtetuese

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 11:19
Pierre Mirel

Pas eurodeputetit Knut Flakeshtein dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, edhe ish-Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorin e Zgjerimit në KE Pierre Mirel, e konsideron si absurde ankimimin e Vetingut në Kushtetuese.

“Unë nuk ndjek në detaje ecurinë e politikës shqiptare, por ka diçka që unë nuk e kuptoj, nëse Kushtetuta është ndryshuar për të lejuar reformën në sistemin gjyqësor, përse këtë ligj, i cili është pjesë e kësaj reforme, ta apelosh në Gjykatën Kushtetuese.?”, tha ai.

Teksa data për publikimin e progres-raportit po afron, Mirel pranon se vendi ka shanse për të marrë rekomandimin për çelje të negociatave. “Të ecësh përpara nuk është thjeshtë e rëndësishme për qeverinë, ky është një projekt kombëtar.

Mbaj mend disa vite më parë që Parlamenti shqiptar ka miratuar një rezolutë me konsensus të gjerë për procesin e integrimit europian. Fatkeqësisht gjatë viteve që pasuan ky konsensus nuk vazhdojë për këto reforma.

Të bashkohesh me BE-në duhet të konsideruar një objektiv kombëtar dhe jo një objektiv i vetëm njërës palë. Ajo që është e rëndësishme, që kemi mësuar nga anëtarësimet e vendeve të tjera, ka të bëjë me nevojën të punojnë ngushtë me grupet e interesit, në varësi të negociatave për anëtarësim.

Kjo për të evituar një mungesën e lidhjeve mes realitetit dhe punës në tavolinë. Mendoj se Shqipëria ka shanse për të çuar përpara në udhën e sa të integrimit dhe çeljeve të negociatave”, tha Mirel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat