Zbardhet rasti i plagosjes me thikë, të instruktorit të palestrës

Shqipëria

Zbardhet rasti i plagosjes me thikë, të instruktorit të palestrës

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 21:43
Halim Hysa

Policia e Tiranës ka identifikuar tashmë autorin e plagosjes së instruktorit të palestrës, Halim Hysa, 32-vjeçar, që u godit me thikë në ish-Bllok pranë Gjykatës Kushtetuese.

Sipas burimeve nga policia mësohet se Hysa sapo kishte zbritur nga automjeti i një shoku në rrugicën që ndan Gjykatën Kushtetuese nga dy kullat binjake.

Aty është përballur me 4 persona që e kanë sulmuar ndërsa njëri prej tyre e ka goditur me thikë në brinjë. Hysa ka rendur drejt automjetit të shokut të tij dhe ka mundur të hipë në të. Ai e ka dërguar në Spitalin e Traumës. Policia është njoftuar për ngjarjen në orën 1:30 të mëngjesit të së martës.

Të njëjtat burime thonë se ngjarja ka ndodhur para policëve që ruanin Gjykatën Kushtetuese. Njëri prej tyre ka ndërhyrë për t’i ndarë, por ka thënë që nuk e ka parë momentin e plagosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat