Protesta të shtunën - Deputeti Spahiu: Pjesë e protestës kundër importit të mbetjeve

Shqipëria

Protesta të shtunën - Deputeti Spahiu: Pjesë e protestës kundër importit të mbetjeve

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 18:44
Përparim Spahiu

Deputeti Përparim Spahiu ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e shoqërisë civile kundër ligjit të importit të mbetjeve.

Protesta është paralajmëruar për më 1 tetor, pra të shtunën e ardhshme në orën 11:00 dhe organizohet nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave.

“Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë.!!!”, shkruan ai në Twitter.

Spahiu ka abstenuar në Parlament kur u miratua ligji në fjalë javën e shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat