I jepet lamtumira e fundit kryebashkiakut të Kolonjës

Shqipëria

I jepet lamtumira e fundit kryebashkiakut të Kolonjës

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 12:07
Foto nga vendi ngjarjes

Qindra qytetarë të Kolonjës, politikanë, bashkëpunëtorë, miq e të afërm po i japin sot lamtumirën e fundit kryetarit të bashkisë së Kolonjës Arben Malo, që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 46-vjeçare, pas një ataku kardiak.

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me lot në sy tha se “sot Kolonja duhet të ishte e mbushur me lule për shkak të ditës së tij të lindjes, por në fakt vdekja e mori para kohë mikun, bashkëpunëtorin, njeriun e mirë të Kolonjës”.

Më tej Gjosha shtoi se “kjo është një humbje e madhe edhe për LSI, pasi bashkia e Kolonjës njohu zhvillimin e munguar prej 25 vjetësh”. Kryebashkiaku Arben Malo la pas dhjetëra projekte të nisura në të gjithë bashkinë e Kolonjës, kryesisht në infrastrukturë, ujësjellësa kanalizime, turizëm e kulturë. Ai ishte i martuar dhe baba i dy vajzave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat