Rama: Reforma ne arsim, epoke e re për meritë e transparencë

Shqipëria

Rama: Reforma ne arsim, epoke e re për meritë e transparencë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 17:49
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar edhe sot pasdite komunikimin javor në rrjetin social Facebook duke u përqendruar në problemet e arsimit, sidomos për regjistrimet e maturanteve në universitete.

“Është mbyllur raundi i pare i regjistrimeve për në universitete dhe kjo është një sukses.  Më të mirëve iu dha mundësia që të zgjidhnin të parët”, tha ai.

Tashmë janë 19.500 kuota për në raundin e dytë të regjistrimeve në  universitete dhe për këtë do të keni në kohë reale rezultatet, vuri në dukje kryeministri Rama.

Sipas tij, u krijua një lloj frike te shume maturante dhe prindërit  e tyre. Por, theksoi ai, “u dhamë më të mirëve të drejtën e mohuar prej 25 vjetësh. Politika u përfshi në këtë problem për të nxjerrë përfitime në  këtë turbullim të shkaktuar. Tashmë ka shkundje me themel te sistemit të vjetër.

Reforma ne arsim, epokë e re për meritë dhe transparencë, theksoi kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat