Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e një miku dhe politikani të mirë

Shqipëria

Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e një miku dhe politikani të mirë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 11:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllimet familjes, miqve dhe qytetarëve të Kolonjës, për ndarjen nga jeta të kryebashkiakut Arben Malo.

Kreu i qeverisë shkruan në Facebook, se Malo ishte një mik i mirë dhe politikan i mirë. Kryetari i bashkisë së Kolonjës u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. 

"ARBEN MALO një mik i mirë dhe pjesëtar i respektuar i familjes sonë të madhe politike, kryebashkiak i Bashkisë së re të Kolonjës propozuar nga LSI, u nda papritur nga jeta. Me respekt për punën e tij të mirë në drejtimin e bashkisë dhe me dhembshuri për humbjen e tij, ngushëllime familjarëve, miqve, qytetarëve të Kolonjës", ka shkruar Rama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat