Zbulohen pasuritë e politikanëve

Shqipëria

Zbulohen pasuritë e politikanëve

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 08:01
Ilustrim

Përmes një hulumtimi që ka bërë “Open Data Albania” referuar të dhënave nga deklarimi dhe kontrolli pub lik i pasurive, janë zbuluar të - ardhurat sipas deklarimeve të ministrave, kryebashkiakëve, drejtuesve të Institucioneve të Pavarura, gjyqtarë të lartë dhe të tjerë funksionarë të lartë publikë. Në këtë hulumtim ajo që bie në sy janë pasuritë e kryetarëve të partive kryesore në vend. Lista e pasurisë së çiftit “Rama” është e gjatë. Ata zotërojnë 5 apartamente në Tiranë dhe një shtëpinë private në Surrel që kushton 39 milionë lekë. Po ashtu edhe lista e pasurisë së kreut të opozitës, Lulzim Basha është e gjatë. Në emër të tij figurojnë pesë apartamente, një në Holandë dhe katër në Shqipëri, vlera e të cilëve shkon mbi gjysmë milionë dollarë. Ndryshe nga krerët e dy partive të mëdha, pasuria e kreut të LSI-së është modeste. Ai nuk ka asnjë shtëpi në emër të tij, përveç të ardhurave nga paga e kryetarit të Kuvendit.

Pasuria marramendëse e çiftit “Rama”

Kryeministri Edi Rama është pronar me 100 për qind i një apartament banimi në Tiranë, tip parafabrikat me sipërfaqe 59 m2, fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë. Ai është po ashtu pronar me 100 për qind i studios "Artisti" në Tiranë, me sipërfaqe 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë. Rama është bashkëpronar me 50 % e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama. Po ashtu me bashkëshorten ai është bashkëpronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit është pa titull pronësie. Bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100 për qind e apartamentit sipërfaqe 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009. Po ashtu bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokës me sipërfaqe 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë. Edi Rama në llogari bankare personale ka një vlerë prej 2 007 789 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”. Ndërsa shuma kesh në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave si kursime personale. Rama ka një kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer - 336 383 lekë, e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%. Çifti Rama ka detyrim të papaguar për shtëpinë e banimit në Surrel një vlerë prej 12 056 241 lekë. Ndërsa zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies. Bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.

Pasuria “përrallore” e Lulzim Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike është pronar i një apartamenti banimi në Holandë në vlerën 229 500 euro. Shefi i opozitës është pronar i një apartamenti në Tiranë në vlerën 205 000 dollarë. Ai është po ashtu pronar i një apartamenti në Durrës në vlerën 33 000 euro. Bashkëpronar me 1/3 pjesë takuese i një apartamenti në Tiranë në vlerën 17 500 lekë. Bashkëpronar me 1/4 pjesë takuese i një apartamenti në Tiranë në vlerën 62 000 dollarë. Bashkëpronar me 1/4 pjesë takuese i një trualli me sipërfaqe 22 100 m2 në Tepelenë, rikthim prone në vitin 2004. Basha i ka të depozituar në një llogari bankare 52 000 dollarë, ndërsa në një tjetër llogari bankare ka të depozituara 81 000 euro. Në emër të tij figuron një veturë tip Mercedes Benz në vlerën 72 000 euro.

Sende me vlerë

Basha është pronar me 100 % i një pikture në vlerën 6 500 euro. Pronar me 100% i një ore dore në vlerën 5 200 euro. Pronar me 100 % i një ore dore në vlerën 4 500 euro. Pronar me 100% i një unaze diamanti në vlerën 11 500 euro. Pronar me 100 % i një servis porcelani në vlerën 6 800 euro. Ai është pronar me 100 % i aksioneve në NASDAQ në vlerën 18 000 dollarë. Ndërkaq Basha ka marrë një kredi bankare me principal me vlerë 204 000 euro, interes 4.2% dhe afat maturimi 7 vjet, për të cilin ka mbetur ende pa shlyer një vlerë prej 198 000 euro.

Pasuria e çiftit Meta

Paga e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta është 2 015 182 Lekë. Ndërkohë bashkëshortja, zonja Monika Kryemadhi, të ardhura nga paga dhe të tjera nga funksioni si deputete ka 2 629 956 lekë. Zonja Kryemadhi deklaron likuidim të kontratës së shitjes së apartamentit sipas deklarimit për vitin 2015 me vlerë totale 64 020 euro dhe gjendja e llogarisë ku është bërë hyrje në datën 31 dhjetor 2015 është 60 818 euro. Në llogarinë bankare zoti Meta ka një vlerë prej 1 815 082 lekë. Ndërsa zonja Kryemadhi ka në llogari bankare një vlerë prej 12 175 eurosh. Po ashtu në një llogari bankare dy emërore pjesëtarë të familjes figurojnë me 14 609 lekë. Gjatë vitit 2015 ka shlyer 12 036 Euro një kredi të mëparshme për blerje apartamenti. Në datën 31 dhjetor 2015 kishte për të shlyer edhe 154 036 euro. Ndërsa zonja Kryemadhi deklaron një gjendje detyrimi me overdraft prej 1 235 677 lekë.

Arti, Rama në vend të parë, Blushi i dyti

Politikanët kanë disa mënyra për të fituar dhe kryeministri Rama renditet i pari tek të ardhurat nga publikimet dhe e drejta e autorit. Konkurrenti i tij më i afërt edhe kë- tu është Ben Blushi. Të dy shesin libra, por kryeministri Rama ka fituar më shumë para në 2015-n, sepse ka shitur edhe piktura. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kryeson listën e të ardhurave nga publikimet dhe e Drejta e Autorit. Vetëm për vitin 2015, Rama ka përfituar 2.694.000 të ardhura nga krijimtaria e tij artistike; shitur dhe arkëtuar. Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit “Kurban” gjatë këtij viti, si dhe nga shitje të veprave artistike, thuhet në analizën e “Open Data”. Kryeministri, njëkohësisht deputet, ka specifikuar se kjo është vlera neto e përfituar pasi janë zbritur tatimet mbi të ardhurën personale. Ben Blushi mban vendin e dytë në renditje me 2 milionë lekë të ardhura. Në vitin 2014, shitjet e librave për Ben Blushin garantuan pesë milionë lekë të ardhura. Për shkak të obligacioneve të deklaruara në 30 milionë lekë të reja, Ben Blushi, ka fituar më shumë se të gjithë kolegët deputetë, 2.500.000, duke i dhënë qeverisë Rama për vitin 2015 një borxh afatgjatë. Listës i mungon kreu i opozitës për shkak se është jashtë Kuvendit. Nëse nuk do të kishim këtë anomali, ai gjithsesi do të ishte ndër kampionët e politikanëve të pasur: ai liston në asetet e tij së paku 1 milion dollarë.

“Perandoria” e fëmijëve të Berishës e siguruar nga ndërmjetësimi dhe qiratë

Është përfolur shumë në media, shpesh duke ofruar dhe fakte se Shkelzen Berisha dhe Argi ta Berisha kanë arritur të sig- - urojnë miliona euro gjatë nga ndërmjetësimi me konculenca juridike që i kanë dhënë kompanive të huaj dhe vendase gjatë kohës kur vendi qeverisej nga babai u tyre, ish-kryeministri Sali Berisha.

Argita, super të ardhura

Vajza e Sali Berishës, Argita ka siguruar nga mësimdhënie private 1 025 000 lekë, ndërsa nga të drejtat e autorit ajo ka fituar 459 236 lekë. Ajo ka në zotërim një shtëpi, të cilën e ka lëshuar me qira. Nga të ardhura e qiradhënies, ajo ka fituar 42 900 euro, ndër nga Interesat Bankare ka fituar 19 475 lekë. Ndërsa të ardhurat nga rektorati i kanë sjellë 61 200 lekë. Nga shitja e një dyqani ajo ka 45 000 euro.

“Xeni” si ndërmjetësues

Shkëlzen Berisha nga të ardhura nga Konsulenca Juridike ka fituar 1 000 000 lekë, ndërsa të ardhura nga punësimi 759 789 lekë. Si ndërmjetësues Shkelzeni ka fituar 210 000 euro. Nga të ardhurat e qirasë për vitin 2015 ai ka siguruar 47 956 euro.

Llogaritë bankare të Argita dhe Shkelzen Berisha

1) Janë shtuar në llogarinë Bankare të Argita Malltezi Berisha 520 307 lekë.

2) Janë pakësur në llogarinë Bankare të Argita Malltezi Berisha 45 454 euro

3) Janë shtuar në llogari Bankare zonja Argita Malltezi Berisha 24 000 dollarë.

4) pakësim si pasojë e konvertimit nga euro në dollarë llogari Bankare zonja Argita Malltezi Berisha me 49 279 euro.

5) Janë shtuar në llogari Bankare zonja Argita Malltezi Berisha 52 108 dollarë

6) Shuar llogari Bankare zonja Argita Malltezi Berisha me 110 332 dollarë që vijnë nga konvertimi dhe pakësimi i një llogarie në euro.

7) zonja Argita Malltezi Berisha pakësuar llogaria në euro me 131 142 euro.

8) zonja Argita Malltezi Berisha pakësuar llogari në vlerën me 329 200 lekë. Shtuar llogaria në lek me 296 074 lekë.

9) zonja Argita Malltezi Berisha deklaron transferim llogaria e bashkëshortit 20 000 dollarë.

10) zoti Shkëlzen Berisha ka pakësuar një llogari me 156 euro.

11) zoti Shkëlzen Berisha ka shtuar një llogari bankare me 6 408 euro.

12) zoti Shkëlzen Berisha ka shtuar llogari 996 400 lekë.

13) zoti Shkëlzen Berisha ka pakësuar një llogari në euro me 8 308 euro dhe ka shtuar një llogari në Suedi në monedhën SEK me 5892 SEK.

14) Llogari e re me 96 574 euro.

Shpenzimet e deklaruar për 2015 të familjes “Berisha”

1) Zonja Argita Berisha Malltezi ka blerë një apartament me vlerë 179 000 euro sipërfaqja 128.3 m2 pjesë e regjimit martesor.

2) Zonja Argita Berisha Malltezi blerë parking 26 370 euro pjesë e regjimit martesor.

3) Zoti Shkëlzen Berisha ka shlyer 29 154 euro detyrim për një kredi për blerje apartamenti të deklaruar më parë për të cilën në 31 dhjetor 2015 ka mbetur pa shlyer 254 005 euro.

4) Zoti Shkëlzen Berisha ka shlyer 12 912 euro për një kredi blerje makine, detyrimi i mbetur në datë 31 dhjetor 23 222 euro.

5) Shkëlzen Berisha mbetur detyrim ndaj personi të tretë vlera 18 000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat