Berisha: Aferë korruptive me Kaskadën e Drinit

Shqipëria

Berisha: Aferë korruptive me Kaskadën e Drinit

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 13:42
Sali Berisha

Në ditën që Qeveria përuronte nisjen e punës në Hidrocentralin e Banjës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri për një aferë korruptive në Kaskadën e Drinit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha e quajti këtë një mega-aferë korruptive dhe akuzoi ministrin Gjiknuri se po e trajton Kaskadën e Drinit si ‘pronë private të tij’.

“Një tender në KESH mbahet në sekret të plotë, pa shpallje zyrtar, një kontratë që nuk ka asgjë të qartë. Sipas kësaj kontrate, kompania merr në menaxhim të gjithë Kasakadën e Drinit. Kaskada e Drinit tregtohet sikur të jetë pronë private e Gjiknurit”, deklaroi Berisha. 

Berisha tha se KESH nuk ka respektuar dispozitat ligjore që parashikon, sipas tij, vetëm transaksionet blerje-shitjet dhe shërbimet duke i dhënë menaxhimin e Kaskadës së Drinit një kompanie serbe, shkruan Tch.

Berisha kërkoi nga Prokuroria që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat