Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira më të shpeshta do të paraqitet moti për zonat malore, më të theksuara vranësirat do të jenë në veri të vendit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të mbrëmjes kur priten sërish kalime vranësirash.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgëzim 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat