Vokshi-Ramës: Sa bukur flisni ju artistët, asnjë fjalë s’mora vesh

Shqipëria

Vokshi-Ramës: Sa bukur flisni ju artistët, asnjë fjalë s’mora vesh

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 18:36
Vokshi-Rama

Edhe gjatë seancës së sotme parlamentare nuk kanë munguar batutat dhe replikat e zakonshme mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes demokrate Albana Vokshi.

“Më kujton një film shqiptar, ‘sa bukur flisni ju artistët asnjë fjalë nuk ju mora vesh’. Folët gjatë, por nuk treguat se çfarë ndryshim ka ky projektligj nga ai i vitit 2013”, tha Vokshi.

Ndërkohë, kryeministri Rama iu kundërpërgjigj duke i thënë se PD-së edhe fjala artist i duket diçka e keqe.

“Pse fjala artisti ju duket si gjë e keqe, pse e fusni fjalën artist në fjalët e pista. Si artist ju siguroj se marrëdhënia juaj me pasqyrën është gërmadhë, nuk ju ndihmon as zot nëse nuk ricikloni mbetjen që keni brenda jush”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat