Grupi i vrasjeve me pagesë, rrëfehet Admir Tafili: Si e njoha Kristi Pinen

Shqipëria

Grupi i vrasjeve me pagesë, rrëfehet Admir Tafili: Si e njoha Kristi Pinen

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 16:20
Admir Tafili

Admir Tafili vendos të thyejë heshtjen  në seancën e 19 gjyqësore, shumica e të cilave  të shtyra për shkak të avokatëve.

I dënuari i përjetshëm, por edhe i akuzuari kryesor si drejtuesi i një bande prej 13 personash që kryente vrasje me pagesë, Admir Tafili e konsideroi gënjeshtër dëshminë e të penduarit Kristi Pine, pasi sipas tij nuk e kishte porositur ai vrasjen e Ibrahim Manit.

Përgjatë 10 minutave Tafili i tregoi gjykatës se e kishte njohur Pinen në burg  dhe gjatë bisedës së parë kishte vënë re një tatuazh, të cilin Pine e kishte bërë në kujtim të dajës së vrarë, raporton TCH.

“Menjëherë e pyeta kush janë hasmit e t’u dhe Pine më tha për një familje në Elbasan dhe për Ibrahim Manin. Kur doli nga burgu më kërkoi punë si kamerier, por unë i thashë që nuk fitonte gjë, pasi më shume do fitonte po të më sillte  telefona në burg për të cilët e paguaja 100 ose 200 euro. I kam kërkuar edhe kokainë, por nuk ma ka sjellë”, ka rrëfyer Tafili.

Duke kujtuar kthimin e familjes së tij në Shkodër pasi nuk kishte fituar azil, i pandehuri shtoi se i kishte kërkuar Kristi Pines ta ruante nga gjakmarrja e dy fiseve kundërshtarë të familjes Tafili.

“Më tha do t’i ruaj me kokën time dhe më kërkoi 3 mijë euro , ja dërgova dhe më vonë mora vesh që me to kishte blerë një skorpions dhe një armë tjetër”.

Admir Tafili shfajësoi veten për vrasjen e Manit.

“Kristi Pine e ka vrarë  për të marrë hakën e vrasjes së dajës së tij”.

Por edhe i penduari Pine i konsideroi gënjeshtra deklaratat e Tafilit.

“Ai tha vetëm një të vërtetë. Betimin tim për t’i ruajtur familjen”, tha Pine.

Në këtë proces akuzohen 13 persona për vrasjen e ngelur në tentativë të Edmond Cakmashit, sigurimin e kushteve për të vrarë Leonard Muratajn dhe të vrasjes së Majlind Lilës si dhe vrasjen e Ibrahim Manit, ngjarje këto të ndodhura në qarkun e dy viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat