BSH: Kredia për biznesin u përmirësua me 2.1%

Shqipëria

BSH: Kredia për biznesin u përmirësua me 2.1%

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 15:22
Ilustrim

Kredia për biznese ka shënuar përmirësim të normës vjetore në 2.1% mesatarisht në muajt prill-maj, krahasuar me rritjen 1.9% në tremujorin e parë të vitit, beri te ditur Banka e Shqiperise.

Sipas eksperteve bankar, megjithatë, kërkesa e bizneseve për financim ka mbetur thuajse e pandryshuar, ndërsa kushtet e kreditimit raportohen të shtrënguara gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Kredia për investime ka dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e kredisë për biznese, e përqendruar kryesisht në muajin maj, ndërsa kredia për qëllime likuiditeti rezulton e ngadalësuar.

Kredia sipas monedhës tregon për përqendrim të rritjes së kredidhënies në monedhë vendase, thekson Banka Qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat