Skandali me tekstet shkollore, reagon Ministria e Arsimit

Shqipëria

Skandali me tekstet shkollore, reagon Ministria e Arsimit

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 17:13
Lindita Nikolla

Ministria e Arsimit ka reaguar pas shqetësimit të ngritur nga disa media për përdorimin në shkolla të teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme, ku në këto tekste u kërkohej nxënësve që zgjidhnin një ushtrim me probabilitet vdekjen.

Në një njoftim shpërndarë për mediat, ministria e Arsimit thekson se pas verifikimeve, në asnjë nga rastet e paraqitura në media dhe rrjete sociale nuk bëhet fjalë për tekste shkollore që janë pjesë e Katalogut të teksteve shkollore për vitin shkollor 2016–2017, miratuar nga  Ministria e Arsimit dhe Sportit.

‘Në asnjë nga tekstet e këtij katalogu, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk ekzistojnë faqe me përmbajtje të tilla.’, mbyll reagimin ministria e Arsimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat