Programi për bujqësinë, kryeministri në Gramsh: Epokë e re ndryshimi

Shqipëria

Programi për bujqësinë, kryeministri në Gramsh: Epokë e re ndryshimi

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 14:11
Kryeministri Rama

Kryeministri Rama është takuar paraditen e sotme me fermerët në Gramsh, në kuadër të prezantimit të programit për bujqësinë.

“Familja fermere në fshat duhet të trajtohet si biznesi i vogël në qytet”, ka thënë Rama para të pranishmëve.

Kreu i qeverisë është shprehur se, “programi i qeverisë së tij shënon hapjen e një epoke të re, “ku do të shihen frytet e një ndryshimi historik”.

Ai ka shtuar se drejtoritë e bujqësisë nën administrimin e qeverisë së kaluar ishin kthyer në banda që nuk kishin asnjë lidhje me dijen.

“Ndërsa sot kemi bashki të reja që mund të hapin rrugë zhvillimi”, është shprehur më tej Rama. Ndërkohë Gramshi është një tjetër qytet, të cilit Rilindja Urbanë i ka ndryshuar krejtësisht pamjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat