Përparim Spahiu bëhet pjesë e garës për kreun e LSI-së

Shqipëria

Përparim Spahiu bëhet pjesë e garës për kreun e LSI-së

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 14:05
Deputeti Përparim Spahiu

Garës për kreun e LSI-së i bashkohet edhe një tjetër emër. Deputeti Përparim Spahiu ka njoftuar sot se do të kandidojë për kryetar të LSI-së.

“Vendosa sot të kandidoj për kryetar të LSI-së! Nuk mund të vazhdojmë më kështu, shumë gjëra duhet t’i ndryshojmë në bashkëqeverisje”, ka shkruar Spahiu në “Tuiter”.

Lëvizja Socialiste për Integrim mban në nëntor zgjedhjet për kryetarin e ri. Deri tani në garë janë kreu aktual, Ilir Meta, dhe Shezai Rrokaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat