Garë e fortë për kreun e LSI-së, Meta dhe Rrokaj përballë ish deputetit të tyre

Shqipëria

Garë e fortë për kreun e LSI-së, Meta dhe Rrokaj përballë ish deputetit të tyre

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 13:44
Ilir Meta

Deputeti i zgjedhur në radhët e LSI-së në qarkun Dibër, Përparim Spahiu edhe pse prej disa kohësh është përjashtuar nga ky grup parlamentar pritet që të jetë rival në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor për kreun e ri të kësaj partie.

Teksa deri më tani në garë për kryetarin e ri të LSI-së janë shpallur dy kandidatura ajo e kreut aktual, Ilir Meta si dhe kreu i grupit të anëtarëve të këshilltarëve të LSI-së në bashkinë e Tiranës, Shezai Rrokaj, duket se gara do të jetë e fortë mes tyre dhe deputetit të Kuvendit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti i Dibrës, Përparim Spahiu në profilin e tij në TWitter. “Vendosa sot, të kandidoj për kryetar të Lsi-së! Nuk mund të vazhdojmë më keshtu, shumë gjëra duhet ti ndryshojmë në bashkëqeverisjen..!”, shkruan ai.

Spahiu u përjashtua nga grupi parlamentar i LSI-së, pasi pak kohë më parë kishte shkruar pak se ishte kundër monitorimit të procesit të vetingut nga ndërkombëtarët.  “E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me Komisionin Europian dhe shpresoj edhe me Bashkimin Europian. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Cfarë përfaqësojnë këta?!” – u shpreh Spahiu në një shkrim te tijin. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat