Gjendet një tjetër shenjë e skeletit të gjetur në Tiranë, listohen të zhdukurit

Shqipëria

Gjendet një tjetër shenjë e skeletit të gjetur në Tiranë, listohen të zhdukurit

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 11:10
Ilustrim

Gjetja e një kufome të skeletizuar disa ditë më parë në periferi të Tiranës dhe vështirësia e identifikimit, riktheu në vëmendje personat e zhdukur që janë denoncuar si të tillë nga familjarët.

Vetëm gjatë 8 muajve të fundit në kryeqytet rezultojnë 23 persona të zhdukur, 10 prej të cilëve janë femra, mes tyre edhe një e mitur, për të cilët familjarët nuk kanë dijeni për vendndodhjen apo dhe motivin e largimit nga banesa.

13 meshkuj nga ana tjetër rezultojnë po të zhdukur dhe sipas dyshimeve të familjarëve kanë ikur jashtë Shqipërisë por nuk kanë kontakte me të afërmit, e mes tyre është gjithashtu edhe një i mitur.

Ndërkohë për rastin e skeletit të gjetur në kodrat e Selitës, hetuesit presin të dhënat e detajuara laboratorike, por gjetja e një atleteje pranë trupit të viktimës ka ngritur dyshime të forta mbi moshën e tij.

Atletja me nr 37 e gjetur pranë trupit në fazën e dekompozimit mund të tregojë shumë për moshën dhe dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një person të mitur.

Sipas policisë kufoma mund të ketë një vit që ka vdekur ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë e vrarë e më pas groposur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat