Rama: Koalicioni, larg të qënit të pakritikueshëm

Shqipëria

Rama: Koalicioni, larg të qënit të pakritikueshëm

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 09:28
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një video në faqen e tij në Facebook ka folur për rezultatin e zgjedhjeve në Dibër, kandidatin e PD, Bashën dhe koalicionin qeverisës. Për kryeministrin Rama Dibra e kishte të qartë se cilin duhet të votonte dhe se rezultati nuk ishte i papritur, pasi populli vendosi mes një kandidati të dalë nga komuniteti dhe një të transportuari nga SHQUP në prag të pensionit dhe që nuk votoi as për veten e tij. “Pse duhet ta vononte Dibra PD-në?

Dibra kishte një zgjidhje të qartë mes një kandidati të dalë nga komuniteti dhe një të sjellë nga Tirana, madje në prag të pensionit, i cili nuk votoi as për veten e tij. Kandidati ynë ishte i preferuari i dibranëve. Nuk premtoi asgjë të hatashme, shërbëtor i mirë i njerëzve në nevojë, kandidati tjetër foli për partinë”, tha ai. Fitoren me diferencë të thellë mbi 4 mijë vota në Dibër, kryeministri Rama e lexon si një mesazh që reformat duhet të vazhdojnë, pasi besimi është i madh.

Por pavarësisht kësaj, ai thekson se koalicioni reformist nuk është i pakritikueshëm, pasi ka edhe shumë për të bërë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por ka bërë më shumë se kushdo tjetër në këto 25 vite qeverisje në Shqipëri. “Modestish, këto tre vite kanë treguar se jemi larg të qenit të pakritikueshëm, por nuk ka asnjë krahasim me forcat përballë në Dibër dhe koalicionit reformist. Përballë kishim një parti që refuzon të pranojë dështimin që e çoi në opozitë, por edhe ndryshimet që kanë ndodhur.

Një fjalë e urtë thotë se Dibra i ka dhënë mend gjithë Shqipërisë. Me të drejtë edhe në Dibër presin më shumë se ne”, përfundoi mesazhin Rama në Facebook. Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për rehabilitimin e sistemit të kullimit në fshatin Kukël të Shkodrës. Kreu i qeverisë tha se sistemi i ujitjes dhe kullimit është një ndër projektet më madhore për bujqësinë dhe fshatin përmes të cilit synohet nxjerrja e mijëra hektarëve tokë bujqësore nga harta e përmbytjeve. Deri më tani tha Rama 11 mijë hektarë tokë bujqësore në fshatrat e Lezhës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës i janë rikthyer kullimit, si pjesë e një projekti të nisur në mbarë vendin.

Rama në Veri, Basha: Asnjë investim publik, vetëm kanabis dhe shfaqje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka asnjë bilanc për t'u treguar qytetarëve në fund të mandatit qeverisës. Sipas kreut të opozitës, Rama nuk shkoi në veri të vendit për të dëgjuar hallet dhe problemet e qytetarëve, por për shfaqje. “Asnjë investim publik, asnjë metër rrugë, asnjë shkollë e re, asnjë vend pune në 3 vjet. Harbutëria e tij nuk ka kufi. U thotë të papunëve, të skamurve, "merrni kredi". Po për çfarë, që të blejnë farë kanabisi, të mbjellin drogë, të bëhen bujqit e kooperativës së tij të madhe narkotike”, thotë Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat