Himarë, sherr mes çiftit shqiptar dhe atij gjerman; dy të shoqëruar

Shqipëria

Himarë, sherr mes çiftit shqiptar dhe atij gjerman; dy të shoqëruar

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 08:30
Foto ilustrim, Himara

Në zonën e plazhit Bunec, në Himarë, mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një konflik midis një çifti bashkëshortësh shqiptarë dhe një çifti bashkëshortësh gjermanë.

Në konflikt e sipër, çifti shqiptar  ka dëmtuar lehtë shtetasin gjerman J.C. dhe më pas janë larguar me shpejtësi, duke përfituar nga errësira.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pagesës së parkimit të automjetit gjerman "Rulot", tarifë e cila është kërkuar nga ana e çiftit shqiptar duke mos qenë pronarë të vendit.

Policia është vënë në ndjekje të çiftit shqiptar dhe ka bërë të mundur kapjen e tyre në aksin rrugor Himarë-Vlorë, pranë Orikumit.

L.S., 41 vjeç dhe D. N., 28 vjeç, janë shoqëruar drejt Stacionit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat