Basha: Ndarja nga jeta e Selim Muçës, lajm i hidhur për të gjithë

Shqipëria

Basha: Ndarja nga jeta e Selim Muçës, lajm i hidhur për të gjithë

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 14:54
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Selim Muçës, ish-kryetari të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

“Ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Selim Muça është një lajm i hidhur për të gjithë. Ngushëllimet e mia për bashkëshorten e tij Ziza, fëmijët Almen, Ermalin dhe Arjanin dhe të afërmi?te miqtë e tij të panumërt”, thuhet në mesazhin ngushëllues të kreut të opozitës.

Sipas tij, Selim Muça foli me punën e me veprat e tij në shërbim të komunitetit dhe Atdheut dhe udhëhoqi besimtarët myslimanë vendosmërisht me vlerat e duhura.

“Për komunitetin mysliman e mbarë shoqërinë kjo është një humbje e dhimbshme. Por modeli i tij i përulësisë, i shërbimit ndaj njerëzve, i besimit të pastër, i dashurisë dhe mirësisë, është një vlerë e gjallë për të cilin ka shumë nevojë vendi ynë. U prehtë në paqen e Zotit!”, shprehet Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat