Ishujt e Ksamilit- Tryezë diskutimi për problemet mjedisore

Shqipëria

Ishujt e Ksamilit- Tryezë diskutimi për problemet mjedisore

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 15:27
Tryezë mjedisore

Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI) zhvilloi sot në qëndrën kulturore “Dea”, në Sarandë një tryezë mjedisore me temë “Ndërgjegjësimi mjedisor dhe rehabilitimi  i gjelbër i ishujve të dëmtuar të Ksamilit”.

Në këtë aktivitet, të  mbështetur nga REC në kuadër të programit ACHIVE të BE-së, morrën pjesë përveç vullnetarëve mjedisorë nga shkolla e Ksamilit edhe specialistë nga Parku i Butrint, Bashkia Sarande, AKZM (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura), etj.

Kryebashkiakja e Sarandes Florjana Koka , e pranishme në këtë aktivitet  e vlerësoi nismen e  Agjencisë AJMMI dhe bëri apel për rritjen e  ndjeshmërisë mjedisore  nga komunitetit dhe gjithë aktorët  që mund të ndikojnë në përmirësimin e situateës  mjedisore në  këtë zonë të mbrojtur të rivierës joniane.

Sipas drejtuesit të AJMMI-t Shkëlqim Hajno “ Projekti parashikon realizimin e dy kolonave: sensibilizim për të frenuar dëmtimet e mëtejshme mjedisore në ishujt  jonian dhe realizimin e një ndërhyrje operacionale  pilot në dy siperfaqet e dëmtuara , nga ndërtimet pa leje, tritoli e zjarri.

Ing.Kristo Kauri, ekspert i AJMMI-t tha se “Nese nuk realizohet një ndërhyrje e tillë rehabilituese pa vonesë, natyrës do t’i duhet një periudhë kohore 50-60 vjeçare për tu rehabilituar” .

Drejtori i parkut kombëtar të Butrintit Gjergji Mano e përshëndeti nismën e  Agjencisë AJMMI,  dhe shprehu gadishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme  me shoqërinë civile mjedisore në këtë rajon.

Aktiviteti u shoqërua me  një fotoekspozitë të AJMMI-t nga dëmtimet mjedisore në ishujt e Ksmailit ndër vite, si dhe një visitë studimore në terren  në ishuj e dëmtuar nga ndërtimet e paligjshme dhe  djegia e sipërfaqeve pyjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat