Rama në Gruemirë të Shkodrës: Kapital për familjet fermere

Shqipëria

Rama në Gruemirë të Shkodrës: Kapital për familjet fermere

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 13:07
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në fshatin Gruemirë të Shkodrës, ku foli për reformimin e bujqësisë.

"Ka probleme të mëdha që duhen zgjidhur. Programi i Rilindjes Urbane nuk ka arritur të prekë shumë zona. Transformimi nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Falë Fondit Kombëtar të Garancisë për bujqësinë do të jepen kredi të favorshme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “Fondi i Garancisë i garanton kapital familjeve fermere, që të mund të bëhen biznese të vogla”.

Rama tha se “ligji 7501 ka funksionuar vetëm në Gruemirë dhe ka bërë një lëmsh. Zonat e tjera janë në kufijtë e vjetër. Kufijtë e vjetër nuk janë të kontestuar dhe kjo e bën situatën të favorshme për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat