Reagon Basha: Fshati digjet, Rama krihet!

Shqipëria

Reagon Basha: Fshati digjet, Rama krihet!

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 13:06
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi ndaj kryeministrit Edi Rama, pas një takimi të këtij të fundit në zonën e Shkodrës. “Dërdëllitje një orë pa pushim me regji qendrore për mrekullitë e mëdha që po ndodhin në bujqësi, ndërkohë që ka hequr çdo subvencion, nuk ka ngritur një treg të vetëm, nuk ka stimuluar një bujk a blegtor në gjithë vendin”, u shpreh Basha. Sipas tij, “llomotit Rama në kohën kur fshatin e ka pllakosur një varfëri skëterrë”.

“Burimet ujore janë në shërbim të kartelit të drogës, pllajat, kodrat, arat, kullotat e pyjet janë zaptuar nga trafikantët. Pëveçse u ka kthyer kurrizin, fshatarët duhet të ruhen çdo ditë të mos prekin në zotërimet e kartelit të Edi Ramës, sepse rrezikojnë dhe jetën”, u shpreh kreu demokrat.

Për kryetarin e PD-së, bujqësia ka nevojë për 100 milionë dollarë në vit subvencione që të ngrihet e të zhvillohet. “Paratë janë, por Edi Rama i ndan me hajdutët e tij për makina luksi, zyra, fasada, e ekspozita jashtë shtetit. Për të marrë këto para, këtë ndihmë jetike, fshati duhet të ngrihet e të largoje hajdutët”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat