Reforma Zgjedhore, ndryshojnë anëtarët e PS, ikën Fino vjen Balla

Shqipëria

Reforma Zgjedhore, ndryshojnë anëtarët e PS, ikën Fino vjen Balla

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 18:43

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka ndryshuar sot përbërjen e tij, pasi në radhët e mazhorancës është larguar bashkëkryetari Bashkim Fino dhe ai është zëvendësuar nga Taulant Balla.

Anëtarët e këtij komisioni prej kohësh kanë shprehur propozimet e tyre për ndryshimet që duan në Kodin Zgjedhor

Socialistët përfaqësohen në komisionin ad hoc nga deputetët Taulant Balla, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, që të tre anëtarë të Komisionit të Ligjeve.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar emrin e kryetarit të grupit parlamentar dhe njëherazi anëtar i komisionit të ligjeve, Petrit Vasili. Ndërsa Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ia ka besuar përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore, kryetarit të saj dhe njëherazi nënkryetarit të Kuvendit, Shpëtim Idrizi.

Opozita ka anëtarë Arben Ristanin, Oerd Bylykbashin, Eduard Halimin, Gent Strazimirin dhe republikanin Fatmir Mediu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat