Roland Keta: Basha nuk ka faj për humbjen në Dibër

Shqipëria

Roland Keta: Basha nuk ka faj për humbjen në Dibër

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 15:33
Deputeti i Partisë Demokratike, Roland Keta

Deputeti i Partisë Demokratike, Roland Keta, përmes një statusi në "Facebook", ka mbrojtur kryetarin e PD-së Lulzim Basha, pasi ky i fundit është vënë në qendër të akuzave për humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të Dibrës. Deputeti i qarkut të Dibrës thotë se fajin për humbjen në këtë zonë, nuk e kishte Lulzim Basha. Sipas tij, të gjithë ata që mundohen ta gjejnë fajin te Basha, mendojnë si Edi Rama.

“Sot kam parë, për fat të keq, se shumë media të pushtetit, ia kishin lënë fajin Bashës, për humbjen në zgjedhjet e Dibrës. Kjo nuk është e vërtetë. Unë e kam parë procesin nga afër dhe e di se çfarë ka ndodhur. Gjithë zona ime, ajo e Selitës ishte e mbushur me drogë dhe roje, të ardhura anekënd vendit, për të mbrojtur kanabisin. Presioni ndihej kudo dhe paratë derdheshin lumë”, tha Keta.

Ai tha se Rama, me zgjedhjet në Dibër dhe mënyrën sesi ka vepruar, ka sfiduar popullin dhe partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, Basha ka sfidë për t’iu kthyer besimin të gjithë shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat