Berisha: Pas çjerrjeve të Sadri Abazit në Dibër qëndrojnë miliona euro të vjedhura

Shqipëria

Berisha: Pas çjerrjeve të Sadri Abazit në Dibër qëndrojnë miliona euro të vjedhura

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 14:23
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha është ndalur në zgjedhjet e së dielës për kryetar të Bashkisë së Dibrës, të cilat u fituan nga e majta. Berisha tha në fjalën e tij se ato janë varri i vullnetit të lirë të dibranëve. Berisha akuzoi maxhorancën se pas fitores së saj qëndrojnë miliona euro të vjedhura prej deputetëve të saj.

“Zotërinjtë pas shpine që përbëjnë një organizatë kanabiste të vërtetë përpiqen të mbulojnë veprën e tyre më kriminale pas diktaturës: kanabizimin dhe vendosjen e diktaturës së krimit në Shqipëri. Përpiqen në një histeri të papërmbajtur të shpifin e të citojnë dokumente që nuk ekzistojnë vetëm se mendojnë se në këtë mënyrë mund të lajnë fytyrën e tyre të nxirë me kanabis. Sot u fol edhe për Dibrën. Më 2 korrik 2015 këtu kam deklaruar se seanca ishte e funeralit të zgjedhjeve në Shqipëri. Dibra ishte hapja e njërit prej këtyre varreve të krijuara nga ju. Njëra nga varrezat ku ju keni futur votën e shqiptarëve, keni varrosur vullnetin e lirë të tyre. Pas çjerrjeve të Sadri Abazit qëndrojnë vjedhjet e miliona eurove së bashku me Edi Ramën. Pas fjalëve të njeriut që nuk ka folur ndonjëherë në Parlament qëndrojnë miliona eurot e vjedhura, lejet e ndërtimit, pengmarrjet etj. Pas çmendurisë së Abazit lexoni tenderat në të cilat ka vjedhur milionë euro së bashku me Ramën. Pse të merremi me fshatarin e thjeshtë që punësohet, kur droga është në dorën e Ramës dhe Saje Qorrit”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat