5 vite nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, e vërteta e pazbardhur ende

Shqipëria

5 vite nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, e vërteta e pazbardhur ende

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 12:51
5 vite nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi

5 vjet nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Skerldilajd Konomi, gjyqtarë të Vlorës dhe familjarë të ish gjyqtarit kanë përkujtuar sot këtë ngjarje të ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës.

Tufa me lule dhe qirinj të ndezur janë vendosur pranë vendit ku shpërtheu automjeti në të cilin ndodhej gjyqtari Skerdilajd Konomi, shpërthim i cili i mori jetën në mënyrë tragjike ish gjyqtarit të Vlorës.

Për këtë ngjarje të rëndë e cila ende ka mbetur e pazbardhur, familjarë të tij dhe gjyqtarë të Vlorës kanë përkujtuar ish gjyqtarin, duke kërkuar njëkohësisht që hetimet të rinisin sa më shpejt për të zbardhur të vërtetën.

Kryetari i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci ka konfirmuar se duke përkujtuar sot ngjarjen tragjike të pesë viteve më parë, gjyqtarë të Vlorës dhe familjarë të Konomit bëjnë apel për të zbardhur të vërtetën, hetime të cilat nuk vijojnë, duke shpresuar që sipas Halucit gjithçka të rinisë sa më shpejt për të çuar para drejtësisë autorët e kësaj masakre.

“Pesë vite më parë gjyqtari Skerdilajd Konomi humbi jetën, pasi automjeti i tij tip benz mercedez në të cilën ai po udhëtonte shpërtheu në aksin rrugor Vlorë-Skelë, në orët e para të mëngjesit, duke i marrë jetën tragjikisht ish gjyqtarit të Vlorës. Ende sot nuk ka një të dyshuar apo të arrestuar për masakrën e pesë viteve më parë,ndërsa hetimet për vdekjen e Konomit kanë mbetur pezull.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat