Jep para dhe s’ka rëndësi mesatarja për të hyrë në shkollë

Shqipëria

Jep para dhe s’ka rëndësi mesatarja për të hyrë në shkollë

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 08:05
Ilustrim

Mësuesi : Hajde!

Qytetari: Presor hë mo?

Qytetari: E solla këtë unë.

Mësuesi: Po çertifikatën, apo..?

Qytetari: Për çertifikatën the kur të vi.

Qytetari: Fola me të shtëpisë.

Mësuesi: Hë?

Qytetari: Për punën e asaj, për punën e lekëve.

Qytetari: Në qoftë se vjen babi, s’ke për t’i thënë!

Qytetari: Nuk… marrë asnjë lekë.

Mësuesi : Si si ?

Qytetari: Mund të vijë babi.

Mësuesi: Hë?

Qytetari: Mund të pyesi, ku i more lekët ? Si ia bone? Si? Qysh…?

Qytetari: Se janë shumë (lekë) o burrë!

Mësuesi: Po, ç’lidhje ka babi mo?!

Qytetari: A kupton?  Po shumë (lekë) o burrë. Shumë lekë janë !

Mësuesi: Xxxx tani, unë këtë pot a bëj ty.

Mësuesi: Se ky nuk ka shanse, se është… si degë.

Qytetari: Po këto kriteret kush i ka humbur? (mesatarja) 7.5 e këto?

Mësuesi: Xxx do të lej fare.

Qytetari: Po jo mo burrë, jo.

Mësuesi: Tani çfarë të të them unë ty?! Unë, po ta bëj ty.

Qytetari: E marr vesh e marr.

Mësuesi: Nuk ka shanse se është mbyll.

Mësuesi: Është nji me (mesatare ) 7.7 edhe s’e fusin. Ky që ishte këtu në korridor.

Mësuesi: Ky që qe me çunin.

Mësuesi: E ka me  (mesatare)7.7  edhe s’hyn.

Mësuesi: Kot dmth ik e shko e pyete kot.

Mësuesi: Thuaji pse ke ardh këtu edhe shif.

Mësuesi: Është me 7.7.

Mësuesi: Nuk hyn sepse nuk ka më.

Mësuesi: Tani, mos e sqaroj më shumë.

Mësuesi: Tani, a po më dëgjon mua një sekondë?

Qytetari: Po.

Mësuesi: Prit, kam me të tregu se kush është. A ishte..nji..burrë këtu, me çunin?

Qytetari: Po, poshtë.

Mësuesi: Këtë fute këtu edhe hy vetë në “konversacion” (bisedë), siç e ke tipin ti dhe ça do të të thotë.

Mësuesi: Është me (mesatare) 7.7 d.m.th edhe nuk hyn.

Mësuesi: Ik, shko pyete edhe hajde prapë!

Mësuesi: Unë po them se s’hyn. Na!

Qytetari: Të marr vesh o burrë.

Qytetari: Të mbarojmë punë.

Mësuesi: Po ik e pra tashi…

Mësuesi: Tashi ça të të them unë?!

Mësuesi:  Unë po të them kështu, ti thua kështu.

Mësuesi: Është me 7.7.

Qytetari: Numëroi se është gjynaf!

Mësuesi: Është me (mesatare) 7.7 dhe mos e ki merak fare.

Mësuesi: Sa janë mo?

Mësuesi: Sa janë ?

Qytetari: Sa janë?

Qytetari: Prit, prit, prit!

Qytetari: Prit se lashë nam!

Mësuesi: Është me 7.7.

Mësuesi: Bëj si të duash, nuk është problem.

Mësuesi: Ça do bësh?

Qytetari: Të marr vesh o të marr vesh, s’kam si ia bëj.

Mësuesi: Çunit thuji suksese edhe…

Qytetari: Jo, po është e sigurtë tani? Si…?

Mësuesi: Me 13 fillon shkollë.

Qytetari: E sigurt!

Mësuesi: Hë mo ik tani o burrë, mo ma. E sigurt, thotë!?

Mësuesi: Unë them ik.

Qytetari: Presor, faleminderit!

Mësuesi: Hajt kalofsh mirë!

Qytetari: Respekte.

v
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat