Bosët shqiptarë të drogës bien në pranga, 100 policë italianë në aksion

Shqipëria

Bosët shqiptarë të drogës bien në pranga, 100 policë italianë në aksion

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 20:39
Pamje nga aksioni

“Life Style” u kodua operacioni i policisë italiane që vuri në pranga 5 shqiptarë të akuzuar si bosët e trafikut të drogës.

Forcat e anti-drogës së Riminit vunë në pranga shtetasit Xhevdet Zaimi, Erion Zaimi, Eris Hajdari, Denis Muça dhe Redi Gjuraj.

Shqiptarët dyshohet se kanë furnizuar për një kohë të gjatë një grup kriminal në Rimini me kokainë. Ata e merrnin kokainën në Holandë dhe më pas ia shisnin italianëve. Mediat italiane shkruajnë se negociatori i drogës ishte Denis Muça.

Në sajë të operacionit në të cilin u përfshinë mbi 100 forca policore janë lëshuar edhe 17 urdhër arreste për anëtarët e tjerë të grupit kriminal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat