Basha: Pseudoreforma e Ramës, drama e mijëra maturantëve. Të shkarkohet Lindita Nikolla!

Shqipëria

Basha: Pseudoreforma e Ramës, drama e mijëra maturantëve. Të shkarkohet Lindita Nikolla!

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 15:57
Basha

“Drama dhe lotët e maturantëve sot janë rezultati i një pseudoreforme që ka rënë që në nisje. E pompoi me të madhe Edi Rama, por prodhoi padrejtësi.

Mijëra 18 vjecarë, të prerë në besë, të cilët në vend që të ishin duke u bërë gati për momentin më të rëndësishëm të jetës, sot kanë një barrë tjetër nga Edi Rama, sepse janë lënë në rrugë, nuk e dinë ku do shkojnë, shohin se mesatarja e tyre e shkëlqyer papritur përfundon në mesatare të ulët.

Kjo është reforma e Edi Ramës, që hedh poshtë mundin, talentin, punën e madhe, studimet e disa viteve, me një të rënë të lapsit.

Si rasti i maturantes nga Shkodra me medalje ari, fituese e olimpiadave kombëtare, e cila e sheh sot veten jo-fituese në cdo universitet që ka aplikuar.

Apo maturantja e përlotur në zyrën e ministres së Ramës, Linditës anti-dije, anti-arsim, që i ndërpret paturpësisht dhe fjalën.

Edi Rama nuk u dha kohë të mjaftueshme maturantëve për të zgjedhur, lista fillestare nuk është e shpallur, ska transparencë, ka krijuar shtigje për të futur tarafin e vet në shkollë të lartë.

Abuzimi me kriteret e mesatares është në fakt dera e hapur për një korrupsion masiv të trafikimit të vendeve në universitet.

Këto janë rezultatet dramatike të asaj që u nis keq që në fillim sepse qëllimi i Edi Ramës nuk ishin dhe nuk janë studentët, dija, auditori, por kapja e universitetit, kapja e rektorëve, nëpërmjet bordit të administrimit.

Bordi i administrimit nuk është gjë tjetër vecse dora e zgjatur e Edi Ramës që ka marrë sot autonominë, financat, cdo burim universiteteve, vendos ku do shkojnë fondet, sundon rektorët e pedagogët.

Kjo dramë kombëtare, ka zgjidhje.

Shkarkimi i menjëhershëm i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Shpallja e plotë e listave, nga i pari maturant tek i fundit, transparencë totale, e menjëhershme, sot.

Frenimi i regjistrimit dhe publikimi i kritereve. Kërkojmë që KLSH të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit.

Ne faqen zyrtare të Partisë Demokratike eshte ne funksion aplikacioni ku cdo maturant mund të denoncojë rastin e tij, dhe ne do ta ndjekim. http://www.pd.al/trego-rastin-tend/

Te dashur maturantë, jemi ne krahun tuaj dhe prinderve tuaj. Se bashku te luftojme që e drejta e juaj, mundi dhe sakrifica juaj te mos neperkemben, të mos dhunohen. Se bashku nuk do ti lejojme ta derrmojne rinine e tja vjedhin te ardhmen. Kauza juaj do të cohet deri në fund”,- shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat