Rama e cilëson tronditëse situatën në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Shqipëria

Rama e cilëson tronditëse situatën në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 20:55
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama vuri theksin te “gjendja tronditëse” e Akadamisë së Shkencave gjatë samitit të 11-të të Institutit Alb Shkenca.
“Nuk ka regjistër të shqiptarëve që bëjnë shkencë nëpër botë. Shteti ynë nuk di ku ka qytetarët e tij. Duhet të dimë ku janë shkencëtarët në mënyrë që të kontribuojnë në shkencën tonë. Nuk po them që të lënë punët atje ku jetojnë, por të shfrytëzojmë disponueshmërinë e atyre që duan të ndihmojnë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se shkenca shqiptare mund të bëjë më tepër: “Nuk do të zgjidhim problemet e ngrohjes globale, por shkenca shqiptare duhet të shërbejë për gjërat më bazike”.

Kjo, sipas Ramës, bëhet vetëm nëse Akademia është e atyre që merren me shkencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat