Rama sherr në stadium me Voltana Ademin: Nuk do marrësh asnjë kokërr leku

Shqipëria

Rama sherr në stadium me Voltana Ademin: Nuk do marrësh asnjë kokërr leku

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 18:58
Voltana Ademi

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.

Teksa ndodhet në stadiumin e Shkodrës për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Marok, kryeministri ka debatuar ashpër me kryebashkiaken duke i thënë preraz: “Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku nga qeveria, pa prishur më parë shtëpitë rreth stadiumit”.

Burime të Lapsi.al thanë se debati ka vijuar për disa çaste. Mësohet se kryebashkiakja e Shkodrës, e zgjedhur nga Partia Demokratike, i ka kërkuar mbështetje me investime kryeministrit Rama.  

Shkodra edhe pse një qytet i madh është lënë jashtë vëmendjes së qeverisë në shpërndarjen e fondeve. Për këtë mjafton të shohësh programin kombëtar të“Rilindjes Urbane”, ku Shkodra merr më pak fonde sesa bashki të tjera periferike si Roskoveci dhe Maliqi.

Ndonëse nuk pranohet zyrtarisht, ky diskriminim i Shkodrës shihet si një lloj “hakmarrje” e Ramës ndaj kryeqendrës së veriut, e cila vazhdon të jetë prej vitesh një bastion i Partisë Demokratike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat