Duma: Policia zhvillon aksione në parcela që nuk kanë paguar haraçin pranë shefave

Shqipëria

Duma: Policia zhvillon aksione në parcela që nuk kanë paguar haraçin pranë shefave

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 16:30
Grida Duma

Partia Demokratike vazhdon akuzat për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me kanabisin në vend. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, deklaroi se policia zhvillon aksione në parcela që nuk kanë paguar haraçin pranë shefave.

“Kjo shfaqje e turpshme nuk e mbulon dot të vërtetën tjetër të hidhur të këtij fenomeni. Që në Shqipërinë me miliona rrënjë kanabis, digjen ca bimë në mënyrë selektive. Kapet ajo drogë që nuk ka paguar taksën 30 % tek shefat, tek Tahiri, tek Rama. Këtë e di kushdo, dhe kjo ndërhyrje, nuk është vecse një shërbim tjetër edhe më i madh që u bëhet bandave të licencuara të qeverisë, që ta kenë të gjithë tregun për vete”, tha Duma.

Duke komentuar vizitën e Tahirit bashkë me gazetarë të kronikës në Poçem të Vlorë duke parë nga afër parcelat me kanabis, Duma i konsideron si konfirmim të dështimit të ministrit.

Nga selia blu Duma deklaroi se “këto aksione sa për show, janë gjithashtu një presion që Edi Rama u bën trafikantëve klandestinë, që të paraqiten sa më shpejt, të regjistrohen në defterët e tij, të paguajnë haraçin. E vërteta e këtyre aksioneve nuk është aspak, “askush i paprekshëm”, por askush s’mund të merret me kanabis pa paguar pjesën tek shefat, tek Tahiri, tek Rama”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat