Bashkia e Lezhës, nderon kongresmenin amerikan Eliot Engel dhe veprimtarin e njohur Harry Bajraktari

Shqipëria

Bashkia e Lezhës, nderon kongresmenin amerikan Eliot Engel dhe veprimtarin e njohur Harry Bajraktari

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 31 gusht 2016 Në ora: 15:39
Eliot Engel

”Këshilli Bashkiak i Lezhës me vendime tij nr 182 dhe 183 datë 29.08.2016, i ka nderuar këta dy zotërinj me titujt: z. Eliot Engel – Qytetar Nderi i Lezhës, dhe z. Harri Bajraktari – Mirënjohje e Qytetit të Lezhës.”

LEZHË : Këshilli Bashkiak i qytetit verior të Shqipërisë -  Lezha, ka vendosur, që nesër të nderojë  Kongresmenin Amerikan, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Amerikë në  Kongres, z Eliot Engel.– Qytetar Nderi i Lezhës, dhe z. Harri Bajraktari – Mirënjohje e Qytetit të Lezhës. 

Në njoftimin e saj kjo Bashki, për shtypin shqiptarë në SHBA, thotë se : Bashkia Lezhë, ka nderin të njoftojë se me dt 1 Shtator 2016, ora 12.00 në prani të Këshillit Bashkiak, Kryetarit të Bashkisë, deputetëve të qarkut dhe miqve tjerë të ftuar, organizon brenda Kompleksit Muzeal të Skënderbeut një veprimtari për nder të Kongresmenit Amerikan, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Amerikë në atë Kongres, të nderuarin z Eliot Engel.

Zoti Eliot Engel, thuhet në njoftimin e kësaj Bashkie, është një mik i rrallë e shqiptarëve në tërë Ballkanin, mbasi ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e miqësisë së vendit tonë me aleatin tonë më të madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Engel, thuhet në motivacionin e Bashkisë së qytetit verior Lezhës, po ashtu, është i njohur për ndihmesën e dhënë në Kongresin dhe në Administratën Amerikane për çlirimin e Kosovës dhe më pas njohjen e pavarësisë së saj nga ShBA. 

Në këtë ceremoni miku i dëshmuar i shqiptarëve në Kongresin amerikan Kongresmeni Eliot Engël - shoqërohet nga z Harry Bajraktari, një aktivist i njohur shqiptaro – amerikan i çështjes shqiptare për dekada të tëra, i nderuar edhe me titulin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i R. Shqipërisë z. Bujar Nishani. 

Veprimtarinë në qytetine Lezhës, ka për t’a nderuar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T. z. Donald Lu, si dhe personalitete të tjera, diplomat, politikan, deputet dhe figura të njohura.

Në bazë të një dokumenti zyrtar thuhet se :”Këshilli Bashkiak i Lezhës me vendime tij nr 182 dhe 183 datë 29.08.2016 i ka nderuar këta dy zotërinj me titujt: z. Eliot Engel – Qytetar Nderi i Lezhës, dhe z. Harri Bajraktari – Mirënjohje e Qytetit të Lezhës.”

Qyteti verior - qyteti i Lezhës në njoftimin e saj shkruan se kjo ngjarje do të mbetet në kujtesën historike të qytetit të Lezhës.

Qyteti i Lezhes


Lezha perfaqeson nje zone tipike te kultures dhe historise sone kombetare, ku manifestohen tiparet me pergjithesuese te saje.
Kjo treve e lashte dhe moderne mbart pasuri te rralla traditash historike, arkeologjike, etnografike, atnologjike, gjuhesore, relixhioze, folklorike e kulturore.

Popullsia e ketij rajoni, si dhe pjesa tjeter e Ilirise, eshte bashkohese e popujve te lashte te Mesdheut, duke dhene kontribut real qe nga lashtesia deri ne ditet e sotme..
Tashme dihet se Iliria e perqafoi e para Krishterimin. Kesaj udhe te zotit i’u bashkengjiten edhe banoret e hershem te viseve te zones se lezhes.. Lissussi qe ne shek. IV-te pas lindjes se Krishtit ka patur Ipeshkevine e vet.

Qyteti i Lezhes eshte themeluar ne vitin 385 para e.r. dhe per me shume se 2400 vjet ka luajtur nje rol te vecante ne historine Iliro-Shqiptare.
Vete pozicioni gjeografik qe ze qyteti i Lezhes me rrethinat ka bere qe ky, qysh ne lashtesi te jete nje nder qendrat tregetare e politiko ushtarake te rendesishme.
Ai, nepermjet Portit te Shengjinit ka realizuar gjate shekujve shkembime ne fusha te ndryshme ekonomike e kulturore me boten e jashteme, duke ndikuar keshtu ne zhvillimin e tij te pergjithshem.

Eshte kjo arsyeja qe pikerisht ne kete qytet,ne momente te caktuara te historise sone, jane bere aktivitete politike e kulturore te nivelit te larte kombetar, si: “Lidhja e Lezhes” ne 1444, Kuvendi i Zadrimes ne 1559, “Kuvendi i Arberit” ne 1703 etj.

Eshte e dokumentuar se ky qytet, sepaku qe nga shekulli i VIII para eres re,eshte banuar pa nderprerje nga popullsi iliro-arbereshe-shqiptare.
Emri i tij Lisso e Lissus, sipas studjuesve eshte nje ngjyrim linguistik i emrit te vjeter ilir Lisi. Pra, qyteti i Lezhes, edhe para kthimit ne nje koloni helene nga Dionisi i Sirakuzes ne vitin 385 para eres re, ka qene vendbanim ilir.

Mbi jeten ekonomike te Lissusit qe ne antikitet, ka ndikuar edhe fakti qe ai ka qene stacion hyres i rruges Shengjin-Kosove, rruge e cila kalonte neper Zadrime per Kukes. Pas pushtimit romak Lissusi permendet si “Municip”, duke vazhduar te kete rendesi ushtarake dhe administrative si baze detare ne Adriatikun verior.
Emri i qytetit permendet nga historianet grek e latin te para eres se re,permendet ne kronikat veneciane kur ishte dominim i Republikes se Shenmarkut, duke marre rendesi te vecante ne shekullin e XV-te, kur Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti, “Skenderbeu”, mblodhi ketu te parin Kuvend te Princave Shqiptar, dhe themeloi shtetin e pare mbi bazen e principatave. Gjate gjithe periudhes se lavdishme te tij, Lezha ka sherbyer si “Kryeqytet Diplomatik” i Arberise. Ne kete qytet vdiq Heroi yne Kombetar ne 1468 dhe ketu eshte varri i Tij. Memoriali, ndertuar per te kujtuar kete figure te shquar kombetare, tashme eshte kthyer ne nje qender pelegrinazhi e cila vizitohet cdo vit nga mijera e mijera turiste, vendas e te huaj.

Qyteti i Lezhes sot numuron mbi 28 mije banore e me tendence rritje.
Shquhet Lezha per vlerat e saje historike e arkeologjike, per perspektiven shume premtuese ne drejtim te zhvillimit te turizmit. Eshte e nje rendesie te madhe sidomos Keshtjella Mesjetare e qytetit, ndertuar me nje stil te vecante dhe me nje pozicion teper interesant.

Germimet arkeologjike te kryera per rreth kalase, si dhe brenda mureve ilire, flasin per vlera te cilat do t’i shtohen Lezhes, historise e kultures kombetare.
Kuvendi Franceskan,themeluar nga vete San Francesku i Asizit ne vitin 1221 paraqet interes njohje dhe ka vlera historike – kulturore – edukuese.
Ne zhvillimin social-historik te kesaj zone kane patur ndikimin e vet te padiskutueshem figura te spikatura si Fran Bardhi,Ate Gjergj Fishta,poet Kobetar, Pjeter Zarishti, Pjeter Budi, Leonardo de Martini, Hafiz Ulqinaku etj etj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat