Shqipëri, vijon aksioni antikanabis në qytetet e tjera

Shqipëria

Shqipëri, vijon aksioni antikanabis në qytetet e tjera

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 10:58
Ilustrim

Vijon aksioni i policisë së Shqipërisë për asgjësimin e kanabisit në të gjithë vendin. Policia e Matit asgjësoi 2324 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Lënda narkotike ishte kultivuar në 5 parcela sipër fshatit Gurë i Bardhë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërsa në Memaliaj janë asgjësuar nga policia rreth 2800 rrënjë kanabis sativa. Përkatësisht 800 bimë janë asgjësuar në vendin e quajtur “Qafa e Ujkut”, Njësia Administrative Buz , Memaliaj.

Ndërsa 2000 rrënjë të tjera u gjetën dhe u asgjësuan në vendin e quajtur “Përroi i Dokaj “, Luftinjë 2 , Memaliaj. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Në Gjirokastër policia ka asgjësuar në vendin e quajtur “Ferat e Hankos”, në Malin e Sopotit, 286 rrënjë kanabis sativa.

Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri automatik model 56. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Edhe policia e Tropojës asgjëson 230 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Në vijim të operacioneve antikanabis, efektivët e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Myjehane, në pyll, konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies 230 rrënjë bimë narkotike. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat