Ambasada e SHBA-ve ka komunikuar se mirëpret vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për miratimin e ligjit të vetingut.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të miratuar ligjin e parë për zbatimin e reformës në drejtësi. Ky ligj i rëndësishëm do të fillojë procesin e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve. Përgëzojmë ata Anëtarë të Parlamentit të cilët votuan në favor të këtij hapi të rëndësishëm për zbatimin e amendamenteve kushtetuese të aprovuara unanimisht më 22 korrik”, thuhet në njoftim.
Kjo ambasadë thotë se pret aprovimin e plotë dhe në kohë të ligjeve të tjera për zbatimin e reformës në drejtësi.