Kuvend, Doda: Qeveria e sotme është e formuar nga dy parti kryesore

Shqipëria

Kuvend, Doda: Qeveria e sotme është e formuar nga dy parti kryesore

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 19:53
Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda

Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda është shprehur se qeveria e sotme është e formuar nga dy parti kryesore në vend. “Ata ushtrojnë pushtet, ata kanë të njëjtën përgjegjësi për keqqeverisjen apo mirëqeverisjen”, tha ajo në seancën e sotme parlamentare.

“Nëse punët në këtë vend nuk janë mirë në ekonomi, në rend, infrastrukturë, bujqësi, shëndetësi, arsim apo rendin publik, nuk ka askush përgjegjësi përveç atyre që qeverisin. Nëse nuk honepsni njëri-tjetrin, nëse luani kukafshehti me humored dhe fatet tuaja nuk keni pse të kërkoni tek PDIU as strehë, as shpatë, as nder, sepse nuk jemi as jastëku dhe as shpata kundër ndokujt. PDIU-në nuk e përdorni dot si AS-in nën mëngë. Ju ftojmë ta votojmë këtë ligj që kemi në tryezë jo thjesht për shqiptarët, por për të shpëtuar sa të mundemi fytyrën e politikës”, the deputetja Doda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat