Panik për 90 pasagjerë, avioni i linjës Tiranë-Milano pëson defekt në ajër

Shqipëria

Panik për 90 pasagjerë, avioni i linjës Tiranë-Milano pëson defekt në ajër

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:24
Ilustrim

Pasagjerët e avionit të linjës ajrore Tiranë-Milano janë frikësuar ditën e sotme, pasi avioni me të cilin po udhëtonin pësoi defekt në ajër.

Avioni i  “Blu Panoramës”, mësohet se është nisur sot rreth orës 13:30 nga aeroporti i Rinasit për në Milano, por nuk ka mundur ta vijojë udhëtimin për shkak të një defekti teknik, duke u rikthyer në Rinas.

Bëhet e ditur se avioni i linjës ajrore Tiranë-Milano fluturoi rreth 19 minuta, por pasi pësoi defekt u ul sërish në Rinas. Ndërkohë 90 pasagjerët do mund të udhëtojnë sërish brenda një kohe të shkurtër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat