Shehu: Fond për pagesën e dritave për të varfrit

Shqipëria

Shehu: Fond për pagesën e dritave për të varfrit

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 16:07
?Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehu

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehu ka vijuar takimet elektorale me banorët e fshatrave të Rreth-Kalë, Vajmëdhej dhe Reç. Shehu dëgjoi shqetësimet e banorëve të cilët u ankuan se për disa muaj me radhë kanë jetuar në errësirë pasi u është prerë energjia elektrike sepse  nuk kishin mundësi të paguanin faturat. Kandidati i PD-së premtoi se do ta zgjidhte këtë problem.

“Do të ndihmoj ata persona që nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e dritave, duke hapur një fond të veçantë në bashki”, tha Shehu. Sherefedin Shehu ka premtuar edhe përmirësim të kushteve të infrastrukturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat