Peleshi: Mazhoranca është në unison për Vetingun, presim opozitën

Shqipëria

Peleshi: Mazhoranca është në unison për Vetingun, presim opozitën

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 14:36
Niko Peleshi

Partia Socialiste mblodhi sot për herë të parë pas pushimeve grupin parlamentar. Mbledhja vjen vetëm pak orë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare, ku pritet të miratohet ligji i vetingut. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, në një prononcim për mediat, tha se mazhoranca ka qëndrim në unison sa i përket vendimit për votimin, dhe se pret edhe konsensusin e opozitës në orët në vijim.

“Kemi qëndrim të qartë për seancën e sotme, shpresojmë të bashkohet edhe opozita që të miratojmë ligjin e vetingut. Mazhoranca është në unison, shpresojmë ky unison të kapë edhe opozitën. Siç e dini ka pasur kontestime, vërejtje nga opozita, për ne nuk qëndrojnë. Kemi miratuar një ndryshim kushtetues që parashikon në mënyrë të pazakontë çdo detaj. Opozita pretendon se është antikushtetues, është e pabazuar por shpresoj që deri në orët e fundit të ditës t’i bashkohet konsensusit”, tha Peleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat