Rritje e numrit të vizitorëve në Sarandë

Shqipëria

Rritje e numrit të vizitorëve në Sarandë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 13:48
Saranda

Qyteti i Sarandës në jug të vendit i konsideruar dhe njohur tashmë si perla e turizmit në Shqipëri, ka njohur këtë vit një rritje të lartë të numrit të vizitorëve.

Sipas ekspertëve të fushës, e veçanta e këtij sezoni ishte fluksi i lartë i turistëve italianë, krahas atyre tradicional nga vendet lindore. 

Infrastruktura e restauruar, shëtitorja e qytetit me restorantet, hotelet dhe tregun e suvenireve reflekton menjëherë se qyteti gjendet në kulmin e sezonit turistik.

Bashkia e qytetit njofton se numri i vizitorëve italianë ka qenë një surprizë e sezonit. Shumë prej tyre kanë zgjedhur të vijnë pa ndërmjetësimin e agjencive turistike. Megjithatë, koha e qëndrimit vijon të mbetet e shkurtër dhe shpenzimet, modeste.

Saranda ka një kapacitet akomodues hotelier prej 5700 vendesh dhe për gushtin ishte prenotuar tërësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat