Vasilika Hysi: Sot hidhet hapi i parë për ndërtimin e një sistemi drejtësie siç e duan qytetarët

Shqipëria

Vasilika Hysi: Sot hidhet hapi i parë për ndërtimin e një sistemi drejtësie siç e duan qytetarët

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:25
Vasilika Hysi

Vasilika Hysi, anëtarja e Komisionit të Posaçëm të reformës në Drejtësi, shkruan se seanca e jashtëzakonshme që do të mbahet sot për miratimin e Vettingut është një hap drejt ndërtimit të një sistemi drejtësie siç e duan qytetarët.

"Sot, parlamenti mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm për të miratuar ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas ligjit, do të rivlerësohet pasuria dhe burimet e saj, pastërtia e figurës, lidhjet me njerëz të botës së krimit si dhe aftësia profesionale e çdo gjyqtari dhe prokurori, çdo këshilltari ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, çdo ndihmësi ligjor pranë gjykatave administrative dhe çdo ndihmësi ligjor pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Sot, hidhet hapi i parë konkret për ndërtimin e një sistemi drejtësie siç e duan qytetarët".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat