Deputeti i PS turpëron Edi Ramën me këtë veprim, qytetari publikon foton

Shqipëria

Deputeti i PS turpëron Edi Ramën me këtë veprim, qytetari publikon foton

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 23:58
Parkimi

Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka bërë një veprim mëngjesin e sotëm që ka irrituar qytetarët. Ai ka parkuar makinën e tij tip “Range Rover” në vendin ku qëndrojnë taksitë, nëse këtë parkim do e kishte bërë një qytetar, dihet se çfarë do t’i kishte ndodhur.

Por, mesa duket, Ruçit nuk i bën përshtypje dhe ka vijuar i qetë rrugën e tij tek Shkolla e Baletit.

“Shikoni ku e parkon makinën Gramoz Ruçi, e pashë duke hyrë dhe duke dalë nga makina, ishte i shoqëruar me dike tjetër”,- thotë qytetari, i cili ka dërguar edhe foton e mëposhtme.

Nga një vështrim i shpejtë në portalin prestigjoz të automjeteve “Quattroruote”, rezulton se automjetet “Range Rover” nisin, në rastin më të mirë, nga vlera fillestare prej 96 mijë eurosh, për të shkruar deri në 166 mijë euro.

Madje disa muaj më parë mediat shkruajtën se ky “Range Rover” i Ruçit, kushton rreth 100 mijë Euro, nuk dihet sesa i vërtetë është ky çmim, por mesa duket Ruçi e ka shumë merak makinën e tij dhe kërkon ta këtë para syve, pak rendësi ka nëse shkel ligjin./JOQ/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat