Gjosha: Vetingu, kyç për hapjen e negociatave

Shqipëria

Gjosha: Vetingu, kyç për hapjen e negociatave

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 18:06
Klajda Gjosha

Një ditë para se parlamenti të mblidhet për projekt-ligjin e vetingut, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shpjegon se miratimi i tij përben nje moment kyç ne procesin e integrimit dhe ne rekomandimin qe Komisioni Europian, do te japë per hapjen ose jo te negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian.

Në një intervistë dhënë për Vizion Plus, Gjosha e ka cilësuar pozitiv miratimin me unanimitet te ndryshimeve kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi, por kjo nuk mjafton, pasi Brukseli kërkon edhe votimin e ligjit per rivlerësimin e gjyqtareve e prokuroreve.

Sakaq, ministrja Gjosha ka nënvizuar se te martën në seance plenare, vota e LSI do të jete pro këtij ligji, pavarësisht mungesës se konsensusit me opozitën.

Sipas saj, fale miratimit te reformës ne drejtësi, por edhe arritjeve te tjera, Shqipëria shpreson qe Komisioni Europian te rekomandoje hapjen e negociatave.

Nese Komisioni Europian ne progres-raportin qe publikohet ne vjeshte, rekomandon hapjen e negociatave per anëtarësim, fjala e fundit i takon Këshillit Europian, i cili mblidhet ne dhjetor, per te dhënë vendimin final, theksoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat