Vettingu, Lu e Vlahutin takojnë Ilir Metën

Shqipëria

Vettingu, Lu e Vlahutin takojnë Ilir Metën

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 16:39
Donald Lu, Ilir Meta

Ambasadorët në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.

Takimi vjen vetëm një ditë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme plenare, ku pritet të kalojë për miratim projektligji për Vettingun.

Më herët, paradite, kryediplomati i SHBA­-ve dhe ajo e BE­-së patën një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Po sot opozita depozitoi në Kuvend 75 amendamente për ligjin e Vettingut.

Nesër mbahet seanca për Vettingun, që ka të bëjë me krijimin e institucioneve të reja që do të jenë në krye të procesit të emërimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat