Manjani e Ahmetaj nënshkruajnë udhëzimin e bashkëpunimit për pasuritë e paluajtshme

Shqipëria

Manjani e Ahmetaj nënshkruajnë udhëzimin e bashkëpunimit për pasuritë e paluajtshme

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 15:33
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nënshkruan sot udhëzimin e përbashkët ”Për procedurat e zbatimit të ligjit nr.81/2016 “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”.

Ministri Manjani kërkoi botimin e menjëhershëm të aktit dhe në këtë mënyrë ky udhëzim dërgohet për botim në fletoren zyrtare, duke bërë të mundur zbatimin në praktikë të ligjit për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Nga dita e nesërme ky udhëzim është i zbatueshëm për çdo Zyrë Vendore të Regjistrimit të Pasurive, të cilat janë institucionet që do të shqyrtojnë të gjitha kërkesat dhe aplikimet për këtë mundësi dhe shërbim për rivlerësimin e pasurive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat